Drejtoresha e ISHP, Fico: Shkak për vonesën e ritestimeve, numri i të infektuave

Nga Exit News
Drejtoresha e ISHP, Fico: Shkak për vonesën e ritestimeve, numri i të infektuave

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi se për shkak të rritjes së numrit të lartë të të infektuarve kemi dhe vonesa në ritestimet e qytetarëve.

Në një intervistë për Neës 24, Fico u shpreh se:

Më lejo të përsëris atë që jam munduar që ta shpjegoj. Ka disa momente përgjatë kësaj pandemie që ka pasur shtim të infeksioneve dhe këtë e dinë të gjithë. Nëse nuk ndjekim Neës24, dimë se në rrethin tonë ka të infektuar. Me rritjen e numrit të të infektuarve, ka rritje të numrit të testimeve, gjurmimeve dhe izolimeve. Kjo përkthehet në vonesë të vogël të ritestimeve.”

Fico pohoi se ende nuk kanë nisur zbatimi i testeve të shpejta, duke theksuar se ato do të përdoren në grupe të caktuara. Ajo shtoi se personat asimptomatikë nuk janë shpërndarës së virusit.

Fico theksoi se ekspertët e kishin parashikuar rritjen e numrit të të infektuarve dhe se situata është në kontroll.

E pyetur për shkollat ajo tha se ato nuk janë vatra infeksioni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>