Drejtoresha e Tatimeve Ibrahimaj hedh poshtë akuzat e LSI-së

Nga Exit News
Drejtoresha e Tatimeve Ibrahimaj hedh poshtë akuzat e LSI-së

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj hodhi poshtë, të premten, akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkelje të ligjit dhe favorizim të kompanisë së bashkëshortit të saj në lidhje me detyrimet tatimore.

Në një postim në Facebook, Ibrahimaj shkroi se do të nisë betejën ligjore për të pastruar imazhin e saj nga akuzat e LSI-së:

“Do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore për mbrojtjen e të emrit dhe të imazhit tim dhe te institucionit qe drejtoj, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e publikut të gjerë që vërtetësia e lajmit është thelbi i vetë lajmit, dhe jo lajmi, cilido qoftë prodhuesi i tij.”

Një ditë më parë, ish-deputetja e LSI-së Silva Caka publikoi dokumente, përmes të cilave akuzoi Delina Ibrahimin se ka mbrojtur në mënyrë të paligjshme kompaninë e bashkëshortit të saj.

Sipas LSI-së, kompania e bashkëshortit të Ibrahimit ka pasur dy urdhëra përmbarimi për shkak të detyrimeve të papaguara nga shtetit. Kompania ka bërë veprime shitje-bjerje, pa paguar detyrimet ndaj shtetit dhe duke qenë e bllokuar.

LSI i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit që të kontrollojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë dhe Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>