Drejtori i Emergjencave, Çako: Qytetarët të aplikojnë nga shtëpia në portalin grek, shteti s’bën dot asgjë

Nga Exit News
Drejtori i Emergjencave, Çako: Qytetarët të aplikojnë nga shtëpia në portalin grek, shteti s’bën dot asgjë

Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako deklaroi se zgjidhja e situatës në Kakavijë nuk është në dorën e qeverisë shqiptare.

Në një komunikim për mediat, Çako theksoi se janë në kontakt me palën greke, por nuk mund mund t’i detyrojnë ata për procedurat që duhen ndjekur. Ai i kërkoi qytetarëve të kthehen në shtëpi dhe të aplikojnë në portalin grek.

“Gjej rastin të ngushëlloj familjen e djalit të aksidentuar. Është një situatë që nuk është në dorën e shtetit shqiptar, megjithëse shteti shqiptar po e konsideron emergjencë. Nuk mund të krijojmë kampe. Çadra nuk janë ato që ndikojnë në vendimarrjen e autoriteteve greke. Kjo është një situatë pandemie. Ne jemi në kontakt me palën greke, por nuk u diktojmë dot detyrat. Qytetarët duhet të ndjekin procedurën greke. Nga nesër do të kemi një numër të limitur. Kjo situatë nuk është për faj të shtetit shqiptar.Qytetarët të kthehen në banesat e tyre dhe të aplikojnë drejtpërdrejt për platformën greke.”

Më herët dhe kryeministri Rama deklaroi se shteti shqiptar nuk mund t’i imponohet Greqisë për rregullat e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>