Drejtori i informacionit në Ora News: Hetimi ndaj Ndroqit, tentativë për të mbyllur televizionin opozitar

Nga Exit News
Drejtori i informacionit në Ora News: Hetimi ndaj Ndroqit, tentativë për të mbyllur televizionin opozitar

Drejtori i informacionit  të RTV Ora dhe Ora News Brahim Shima e ka quajtur sulm politik dhe tentativë për të mbyllur televizionin, aksionin e sotëm të SPAK dhe Gjykatës Speciale për të sekuestruar pasurinë e Ylli Ndroqit.

Në një deklaratë për median, Shima tha se qeveria dështoi ta mbyllë televizionin opozitar një herë, dhe kjo është tentative e dytë:

“Për mendimin tonë, gjithçka është një nismë politike dhe presion i hapur ndaj televizionit Ora dhe Ora News.

Pak muaj më parë dështoi tentativa e parë për mbylljen e ekranit dhe këtë herë po tentohet me një presion tjetër kur Ora mbetet një nga televizionet më opozitar dhe që kanë shfaqur atë që është e vërtetë në të gjithë Shqipërinë.”

Ai theksoi se aksioni i SPAK-ut vjen në një moment kur ‘presidenti i Yldon Media Grup është në gjyq me Erion Veliajn, i cili në deklaratat që ka bërë në media ka hedhur akuza të paqena.  Pikërisht me të njëjtat akuza që Veliaj ngre ndaj z. Ndroqi, edhe SPAK merr një nisëm me deklarata për trafiqe ose për abuzime të tjera.’

Shima njoftoi se gazetarët e Orës ‘nuk do të dorëzohen para presioneve të tilla pa u ndalur për zbardhjen e së vërtetës’ dhe se avokatët ‘do të apelojnë vendimin, sepse është një vendim absurd’.

Gjykata e Posaçme urdhëroi sekuestrimin e 26 pasurive në emër të Ylli Ndroqit.

Siç Exit News ka sqaruar më parë,  SPAK ka dyshime se Ndroqi ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale në Turqi, Itali e Shqipëri, dhe se pasuria e tij në Shqipëri është vënë me të ardhura të përfituara nga aktiviteti krimal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>