Drejtori i Inteligjencës amerikane: Kina, Rusia dhe Irani po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Nga Exit News
Drejtori i Inteligjencës amerikane: Kina, Rusia dhe Irani po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Rusia mbështet Donald Trump, Kina mbështet Joe Biden dhe Irani kërkon trazira në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Një një njoftim për shtyp, të premten, Dretori i Zyrës amerikane të Inteligjencës Kombëtare William Evanina, ngriti shqetësimit e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet e nentorit 2020, njësoj si në 2016, ku Rusia manipuloi median sociale për të ndihmuar Donald trump dhe dëmtuar Hillary Clinton.

Evanina thekson se nga mesi i majit deri më sot, zyra e tij i ka dërguar Kongresit amerikan 20 kërcënime të klasifikuara për zgjedhjet në vend.

Më poshtë deklarata e plotë:

Rusia ka nisur një fushatë për denigrimin e ish-zëvendës presidentit Biden. Kjo shihet në kritikat e vazhdueshme të Moskës për politikat e adminsitratës Obama në Ukrainë.
Deputeti ukrainas, pro-rus, Andriy Derkach po përhap lajme për korrupsion — përfshirë publikimin e bisedave telefonike. Disa persona nga Kremlini po përpiqet t’I japin një hov kandidaturës së Presidentit Trump në median sociale dhe në televizionet ruse.

Irani po kërkon të minojë institucionet demokratike të SHBA-ve, Presidentit Trump dhe të dnajë vendit përpara zgjedhjeve të 2020.
Irani po përpiqet të ndikojë përmes përhapjes së lajmeve të rreme në median sociale dhe të publikimin e materialeve kundra SHBA-ve. Rizgjedhja e Trump do të thotë vazhdim i presioni mbi Iranin për të ndryshuar regjim.

Kina preferon që Presidenti Trump të mos i fitojë zgjedhjet. Kina po përpiqet të formëzojë politikën amerikane përpara zgjedhjeve të 2020. Retorika e Kinës gjatë muajve të kaluar ka qënë kundra Trump. Kina e ka kritikuar qeverinë për deklaratat ndaj TikTok, mbylljen e konsullatave, dhe përpjekjet e saj për të kapur tregun me rrjetin 5G.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>