Drejtori i OBSH-së: vaksina e koronavirusit të paktën 1 vit larg, prioritet testimet

Nga Exit News
Drejtori i OBSH-së: vaksina e koronavirusit të paktën 1 vit larg, prioritet testimet

Një nga ekspertët kryesorë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka zbehur shpresat për zhvillimin e shpejtë të një vaksine kundër koronavirusit.

Majk Rajën, Drejtori Ekzekutiv i Emergjencave i OBSH-së i tha të djelën Endrju Marit të BBC 1 se duhet të bëhemi realistë dhe të kuptojmë se “vaksinat duan shumë kohë të zhvillohen, testohen, të bëhen të sigurta dhe të provohen që janë efikase.”

Pas prodhimit do të duhet, gjithashtu, kohë të prodhohen mjaftueshëm vaksina për të gjithë dhe të adminsitrohen ato tek të gjithë.

Për të gjitha këto hapa, Rajën pohoi se do të duhet të paktën një vit para se të kemi një vaksinë të përdorshme kundër koronavirusit.

Pavarësisht lajmeve se kanë filluar testimet për një vaksinë të mundshme, ekspertët e shëndetit publik kanë theksuar se një vaksinë e re nuk mund të prodhohet dhe bëhet e disponueshme shpejt se 12-18 muaj nga tani.

Për këtë arsye, Rajën theksoi se krahas distancimit social vendet duhet të bëjnë testimin masiv të popullsisë si mënyra më e mirë për të luftuar koronavirusin, pasi ato nuk mund t’i mbyllin dhe ndalojnë plotësisht shoqëritë dhe ekonomitë e tyre.

“Duhet ta luftojmë direkt koronavirusin,” pohoi Rajën.

Për më tepër, theksoi Rajan, edhe pas kalimit të rrezikut të nëse ne nuk krijojmë masa dhe sisteme të përshtatshem shëndetësore, virusi mund të kthehet dhe të rrezikojë përsëri.

Duket se tashmë vendet po kuptojnë se qasja “gjurmo, testo, trasjto” është mënyra më e mirë për t ëvënë nën kontroll koronavirusin, ndaj vendet perëndimore e kanë ktheyr testimin masiv si një nga priroritetet kryesore të tyre

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>