
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është infektuar me Covid-19.
Veliu është vetëkarantinuar në shtëpi dhe deri më tani, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Nuk dihet ende nëse në drejtorinë e policisë ka punonjës të tjerë të infektuar.
Deri në rikthimin e Veliut në punë, zëvendësdrejtori Albert Dervishi do të drejtojë policinë.