Drejtori i Policisë: Karantina uli kriminalitetin gjatë 2020-ës

Nga Exit News
Drejtori i Policisë: Karantina uli kriminalitetin gjatë 2020-ës

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi deklaroi, të enjten, se numri i krimeve është më i ulët këtë vit, për shkak të pandemisë dhe vendosjes së karantinsë për disa muaj.

Në një intervistë për Report Tv, Jaupi u shpreh:

“Për periudhën krahasuese me një vit më parë janë rreth 550 vepra penale më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Natyrisht që periudha e mbylljes në mars, prill dhe maj bëri që të kemi një numër më të ulët të veprave penale, edhe per shkak të kufizimeve.”

Lidhur  me llojet e krimeve që kanë pësuar ulje, Jaupi sqaroi:

“Patëm një ulje drastike të vjedhjeve nëpër banesa, po kështu ulje edhe të vjedhjeve të automjeteve, një problem i madh ndër vite edhe për numrin e ulët të zbulueshmërisë së tyre.”

Krahasuar me një vit më parë, Jaupi tha se vrasjet janë ulur me vetëm 2 më pak. Ai theksoi se pothuaj të gjitha vrasjet janë zbuluar, ndërsa vetëm disa atentate, si ai me minë te komanduar ndaj Preng Gjinit në 15 shtator, janë end të pazbuluara:

“Ka gati tre vjet që vrasjet janë të zbuluara 100%. Aktualisht kemi dy vrasje më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Natyrisht që ka ngjarje të pazbuluara, dua të përmend ngjarjen e eksplozivit, që ende nuk jemi duke e zbardhur.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>