Drejtori i Policisë, Ardi Veliu deklaroi trafiku i lëndëv narkotike drejt Italisë është ulur me 37 përqind gjatë vitit 2020.
Gjatë një konference me policinë italiane, Veliu pohoi se gjatë vitit janë asgjësuar 137 mijë bimë narkotike.
“Evidentuam 577 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike, nga të cilat 505 janë raste kultivimi dhe 109 procedime proaktive. Janë implikuar 468 shtetas, janë arrestuar e ndaluar 284 shtetas. Janë konstatuar e janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 18.828 në kubikë.”
Veliu gjithahtu pohoi se gjatë vitit janë 3 policë u përjashtuan në 2020 për përfshirjen në kultivimin e kanabisit, për 17 nisën hetimet dhe 72 u ndëshkuan me masa disiplinore.