
Drejtori i Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Elbasan, Xhevahir Budani ka përgënjeshtruar deklaratën e ish-deputetit demokrat, Luçiano Boçi për infektimet në stafin e mjekëve dhe infermierëve në Elbasan.
Budani e quajti deklaratën e Boçit të gënjeshtërt. Ai njoftoi se nuk ka asnjë punonjës të Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan që është infektuar me koronavirus derimë tani.