Drejtori Mbrojtjes Civile: Situata e përmbytjeve drejt normalizimit

Nga Exit News
Drejtori Mbrojtjes Civile: Situata e përmbytjeve drejt normalizimit

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se situata e përmbytjeve është drejt normalizimit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se uji në zonat më të përmbytura është duke u tërhequr ende.

Gjatë intervistës Çako tha:

 “Uji në zonat më të përmbytura është duke u tërhequr ende, sepse kuptohet se efekti i lumenjve do kohën e vet, pasi tashmë kanë pushuar reshjet deri diku në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Shqipërisë së mesme. Ka reshje të nivelit ë ulët, por gjithsesi ajo që vlen të theksohet është fakti se pritshmëria për motin është pozitive”.

Çako u shpreh se trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët. Ndër të tjera ai shtoi:

“Sot në të gjitha prefekturat ku ka pasur problem janë dërguar rezerva ushqimore. Nuk ka asnjë individ që  është në nevojë për t’u evakuuar. Trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri”.

Për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>