Drejtuesi i një televizioni në Kosovë kërcënohet nga qytetarët

Nga Exit News
Drejtuesi i një televizioni në Kosovë kërcënohet nga qytetarët

Ermal Panduri, gazetar dhe drejtuesi i televizionit Dukagjini në Kosovë, ka marrë kërcënime serioze nga një sërë qytetarësh në mediat sociale. Disa prej tyre përfshinin kërcënime për jetën.

Kërcënimet erdhën pasi Panduri postoi një video në Facebook të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve si zgjidhje të konfliktit Kosovë-Serbi.

Panduri më pas postoi në Facebook disa prej mesazheve kërcënuese, përfshirë dhe një nga një burrë për të cilin që kërcënonte gruan dhe familjen e tij.

Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës i dënoi kërcënimet e qytetarëve ndaj gazetarit dhe bëri thirrje për ndalim të gjuhës së urrejtjes ndaj gazetarëve në mediat sociale, fenomen që po bëhet gjithnjë e më serioz.

AGK-ja i bëri thirrje autoriteteve kompetente që të merren me këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që kërcënuesit të sillen para drejtësisë.

Rasti u raportua gjithashtu në portalin Mapping Media Freedom, i cili vrojton dhe mbledh bashkë të gjitha kërcënimet ndaj gazetarëve, medias dhe lirisë së shprehjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>