Drejtuesi i OBSH pohon se vaksina nuk është e mjaftueshme për mposhtjen e Covid-19

Nga Exit News
Drejtuesi i OBSH pohon se vaksina nuk është e mjaftueshme për mposhtjen e Covid-19

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit.

“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.

Ai  deklaroi se do të vaksinohen fillimisht personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik. Megjithatë kreu i OBSH-së pohoi se shtetet duhet të vazhdojë të mbajnë masat kufizuese edhe pas daljes në treg të vaksinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>