Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u lejuan të largohet nga Rusia dhe të kurohet në Gjermani, pas vendimit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, GEDNJ, të premten në darkë.
Ai ra në gjendje kome pasi piu atë që përkrahësit e tij dyshojnë se ishte çaj i helmuar; ata akuzojnë autoritetet se po përpiqen të fshehin një krim.
Mjekët në Omsk këmbënguën, të premten se ai ishte shumë i sëmurë për t’u shpërngulur.
Por ata më vonë thanë se gjendja e tij ishte e qëndrueshme për fluturimin. Gruaja e tij Yulia po udhëton me të.
Fluturimi u paguan nga organizata joftimprurësecgjermane Kinema për Paqen. Ai do të mjekohet në në Berlin, në spitalin Charité.
“Avioni i Alexei u nis për në Berlin”, tha zëdhënësja i tij Kira Yarmysh në Tëitter të shtunën në mëngjes. “Faleminderojmë të gjithë për mbështetjen e tyre. Lufta për jetën dhe shëndetin e Alexei sapo filloi”.
Zonja Yarmysh më herët tha se ishte për të ardhur keq që mjekët kanë shpenzuar kaq shumë kohë për të miratuar largimin e tij, pasi avioni dhe dokumentet e duhura ishin gati që të premten në mëngjes.