Drejtuesit politik të PS dhe PD në Elbasan, Gazment Bardhi dhe Taulant Balla reaguan pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Balla iu drejtua Berishës dhe Metës, duke i thënë “ të mos përshkallëzojnë dhunën në prag zgjedhjesh”.
Ai e cilësoi si një “vrasje makabër” dhe tha se i ka bërë thirrje gjithë organizata socialiste në Elbasan të ruajnë qetësinë dhe qytetarëve.
PD-në e quajti “grup provokatorësh” “shpifësisht”.
Sipas tij ata “kanë mësyre në Elbasan me skalionet e Partisë Demokratike dhe që qysh ditën e parë e shfaqën fytyrën e fushatës së tyre me provokimin skandaloz të Ditës së Verës”.
Gazment Bardhi reagoi përmes një prononcimi për gazetarët.
Duke iu drejtuar policëve, ai u shpreh: “Aty i kishit, pse s’i kapet, kapeni me median. Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë”.
Sipas Bardhit janë një grup personash, “shtabi elektoral i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit”.
Sipas PD ata panë një furgon “të dyshmitë që shpërndante para” dhe kanë njoftuar policinë.
Më pas ka ndodhur konflikti, ku Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s qëlloi mbi Pjerin Xhuvanin, më pas vetëdorëzua në polici. Xhuvani si pasojë e plagosjes humbi jetën.
Paplekaj ishte shoqëruesi i drejtuesit politik të Elbasanit Gazmend Bardhi.