Drejtuesja e programit së vaksinimit i përgjigjet Sorekës: Plani është gati por nuk është përkthyer

Nga Exit News
Drejtuesja e programit së vaksinimit i përgjigjet Sorekës: Plani është gati por nuk është përkthyer

Drejtuesja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj iu përgjigj të mërkurën ambasadorit të BE Luixhi Soreka për vaksinimin dukë thënë se programi është i detajuar.

Në një intervistë për ABC ajo tha se ndoshta ambasadori nuk e ka lexuar programin dhe nuk e ka kuptuar.

Ajo deklaroi se janë të gatshëm që të mbajnë një sasi prej 250 mijë dozash në temperaturë -70 apo -80 gradësh.

Nelaj deklaroi:

Plani është i detajuar dhe është gati, është punuar me shumë seriozitet por mbase nuk është përkthyer në anglisht dhe nuk u ka shkuar akoma ambasadorëve. Autorizimi i vaksinës është i thjesht si për të gjithë të tjera ka detaje në lidhje me vaksinën kur është prodhuar dhe si është bërë. Ajo është vetëm një kuti dhe nuk kishte nevojë për organizime të mëdha. Ajo ka mbërritur në Institut në temperaturën që duhej”.

Të martën Soreka foli në lidhje me pakënaqësitë e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit në procesin e vaksinimit dhe tha se ndjehej i habitur nga ky qëndrim i kryeministrit.

Soreka renditi disa nga ndihmat e BE-së për Shqipërinë gjatë vitit 2020 ndërsa për vaksinën tha se procesi ka qenë i vështirë edhe për vendet anëtare. Megjithatë, Soreka shtoi se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vaksinimi për t’i mundësuar BE-së të ndërhyjë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>