Droga e kapur në Korfuz dyshohet se erdhi nga Shqipëria

Nga Exit News
Droga e kapur në Korfuz dyshohet se erdhi nga Shqipëria

Policia greke dyshon se 323 kilogramë hashash të kapur në brigjet e Korfuzit, të dielën, kishin ardhur nga Shqipëria.

njoftimin për shtyp, policia greke shkruan se ka arrestuar pritësin e drogës në Korfuz, për të cilin thotë se është i huaj, pa specifikuar nënshtetësinë.

Nga hetimi i deritanishëm i policisë, sasia e drogës u transportua dhe iu dorëzua pritësit, duke përdorur dy skafe (tip jet ski) që ishin afruar në plazhin e Korfuzit.

Hetimet për këtë rast kanë zgjatur rreth një muaj.

Në mëngjesin e së hënës, 28 dhjetor, u krye një kontroll në shtëpinë e personit të arrestuar, gjatë së cilës u gjetën dhe konfiskuan mjete punë për ndarjen e drogës dhe tre pako që përmbanin jë sasi kërpi të papërpunuar me peshët 484 gram.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>