Drogë dhe celularë me dron në burgun e Shënkollit

Drogë dhe celularë me dron në burgun e Shënkollit

Policia arrestoi mbrëmjen e së shtunës tre të rinj të cilët përdorën një dron për të futur në një burg celularë dhe narkotikë.

Tre individë në të 20-tat, idenditeti i të cilave nuk bëhet i ditur nga policia, nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, ngarkuan në një dron 3 celeluarë e 7 paketa me narkotikë dhe u përpoqën t’ia kalonin disa të burgosurve në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Zhurma ka bërë që droni të pikaset nga punonjësit e burgut të cilët njoftuan sigurinë. Policia e ka shoqëruar deri kur droni është ulur matanë mureve duke bërë kështu edhe arrestimin e grupit.

Kjo nuk është hera e parë që në burgun e Shënkollit kërkohet të futen celularë dhe lëndë narkotike.

Për një gjë të tillë në 3 vitet e fundit autoritetet kanë ndëshkuar rreth 20 punonjës të burgut.

Në fund të muajit mars 6 punonjës u pezulluan për të tilla dyshime, ndërsa një vit më parë u akuzuan për shpërdorim detyre edhe 12 të tjerë.

Në burgje ndalohen kategorikisht celularët dhe aq më shumë lëndët narkotike. Por emra të njohur të botës së krimit ia dalin gjithsesi të kenë akses në mjete të komunikimit elektronik, aq sa të bëjnë bujë edhe me postimet në rrjetet sociale.

Rasti më i njohur është ai i festimeve të natës së ndërrimit të viteve në janar të 2018-ës, ku fotot e të burgosurve qarkulluan në rrjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>