Policia arrestoi një 63 vjeçar në Dropull pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.
Në një njoftim, policia shkruan :
“Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. D., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mesditën e sotme, në ambientet e një biznesi privat, bashkia Dropull, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin S. K., 55 vjeç, banues në Gjirokastër.”