DSIK—200 gjyqtarë dhe prokurorë të lidhur me krimin

DSIK—200 gjyqtarë dhe prokurorë të lidhur me krimin

200 gjykatës dhe prokurorë nga 800 gjithsej kanë pasur lidhje me krimin e organizuar. Ky është përfundimi i arritur nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili u bë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Deri më tani DSIK ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit të Apelit Ilir Toska dhe Prokurorit Adriatik Cama si persona të lidhur me krimin.

Në rastin e gjyqtarit Toska, KPK vendosi të mos e marrë parasysh vlerësimin negativ të DSIK duke e rikonfirmuar në detyrë gjykatësin Toska.

Ndërsa në rastin e prokurorit Cama, KPK bëri një hetim të pavarur duke konfirmuar rezultatet e DSIK-së.

Vlerësimi i DSIK-së është një prej tre aspekteve të rivlerësimit që parashikon reforma në drejtësi. Ligji i vetingut përcakton se “Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjin e Apelimit (KA) të dy institucione të reja të krijuara nga reforma në drejtësi, do të bëjë kontrollin e figurës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës kushtetuese dhe Prokurorin e Përgjithshëm”.

Pas procesit të verifikimit dhe kontrollit, grupi i punës i ngritur nga DSIK duhet t’i paraqesë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) një raport mbi kontrollin e secilit individ. Përveç raportit, DSIK i paraqet KPK-së dhe një konstatim në lidhje me përshtatshmërinë e individit për vazhdimin e detyrës.

DSIK ka të drejtë të mos e bëjë publik një informacion nëse e shikon të arsyeshme se publikimi i tij rrezikon burimin e informacionit. Megjithatë, ligji i vetingut parashikon se KPK mund të mos e marrë parasysh vlerësimine DSIK-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>