Duka e quan të turpshëm përjashtimin e FSHF-së nga KOKSH

Nga Exit News
Duka e quan të turpshëm përjashtimin e FSHF-së nga KOKSH

Presidenti i Federatës Shqiptare e Futbollit Armand Duka e quajti të turpshëm përjashtimin e FSHF-së nga Komiteti Olimpik, KOKSH.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, të hënën, të transmetuar online, Duka u shpreh se: “KOKSH për fat të keq mbetet një turp për levizjet sportive në Shqipëri”.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe 23 federata të tjera nuk morën pjesë në votim për zgjedhjet e krytarit të ri të KOKSH-it. Ata u përjashtuan nga votimi për kryetarin e ri të KOKSH-it, sepse nuk kishin plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, si pagesa e anëtarësisë, dorëzimi i aktiviteteve sportive, etj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>