Duka i drejtohet Ramës: Je burrë me një “R”

Nga Exit News
Duka i drejtohet Ramës: Je burrë me një “R”

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka ju përgjigj Kryeministrit Rama. Duka i drejtohet kryeministrit me fjalën “robo” dhe e quan burrë me “një R”, që nuk i gënjën më dot shqiptarët me projekte 3D.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA.
Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.

Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton….”, shkroi Duka në një postim nw Facebook.

Kryeministri Rama pak më parë e përshkroi Dukën si një kryetar partie që mezi po pret të bëhet “ministër bujqësie”:

“Agron Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me taxhinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>