Duka i kërkon Ramës të lejojë personat e vaksinuar në ndeshjen Shqipëri-Angli

Nga Exit News
Duka i kërkon Ramës të lejojë personat e vaksinuar në ndeshjen Shqipëri-Angli

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka bërë një thirrje publike kryeministrit Rama që të lejojë një numër të reduktuar tifozash në ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Angli.

Ai thekson se ndonëse një gjë e tillë është e lejuar nga UEFA, ajo është refuzuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Duka shprehet i justifikuar në kërkesën e tij, duke qënë se plotë biznese vazhdojnë punën normalisht, ndonëse krijojnë grumbullime njerëzish.

Ne kemi një stadium modern, me standartet më të larta botërore, që na lejon të kemi minimalisht 30% të tifozëve në stadium, duke mundësuar shmangien e ҫdo rreziku nga virusi Covid-19,” shkruan Duka në llogarinë e tij në Facebook.

Për t’iu përmbajtur edhe masave për mbrojtjen nga Covid, Duka i propozon kryeministrit që tifozat që do të marrin pjesë të jenë mes personave të vaksinuar tashmë.

Ai shprehet besimplotë se kërkesa do të merret parasysh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>