Duka marrëveshje me Bashën, PAA-ja kandidon në listat e PD-së

Nga Exit News
Duka marrëveshje me Bashën, PAA-ja kandidon në listat e PD-së

Partia Agrare Ambjentaliste ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike për të garuar në një listë me të në zgjedhjet e 25 prillit.

ABC News, raporton se sipas marrëveshjes kandidati i PAA-së në Durrës do të jetë në tre vendet e para në listë ndërsa kandidatët në qarqet e tjera nuk do të kenë pozicione të sigurta.

Vetë Duka do të kandidojë në Durrës.

Në një prononcim për ABC News, kreu i PAA-së tha se:

Nuk ka kohë për të humbur. Kemi arritur një marrëveshje që në thelb ka interesin e opozitës për të qenë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Sigurisht që në kushte të tjera pretendimet dhe kërkesat e forcës që unë drejtoj do të ishin më të mëdha. 

Por ajo që ka më shumë vlerë tani është që cdo emër të përfaqësojë një zë opozitar për të sjellë një rezultat fitues. Kandidati i PAA në Durrës do të jetë pjesë e listës fituese, ndërsa kandidatët tanë do të jenë pjesë e listave të Partisë Demokratike në 12 qarqe të vendit

Më herët, kreu i Lëvizjes Kombëtare për Zhvillim, Dashamir Shehi paralajmëroi se Partia Demokratike dhe 5 partitë e vogla aleate do të konkurrojnë në një listë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>