
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka publikuar një reagim ndaj kryeministrit Rama në rrjetin Facebook.
Duka tha se Rama ka vetëm llafe dhe se arritja e vetme e tij është renditja e Shqipërisë pas Sirisë për numrin e azilkërkuesve në BE.
Reagimin ai e ka shoqëruar me ballinën e një raporti të botuar nga revista Monitor mbi renditjen e vendeve të para prej nga vijnë azilkërkuesit në Evropë.
“Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura te atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkeve,” ka shtuar Duka.