Duma: PD ka fituar bindshëm në Kavajë e Rrogozhinë

Nga Exit News
Duma: PD ka fituar bindshëm në Kavajë e Rrogozhinë

Drejtuesja politike e PD-së në Kavajë, Grida Duma deklaroi se PD në këtë bashki ka fituar.

Përmes një videomesazhi, Duma u shpreh se PD ka pësuar një rritje me 30 deri në 50 përqind në bashkitë e Rrogozhinës e Kavajës.

Në Kavajë dhe Rrogozhinë, kemi nisur dhe jemi në përfundim të numërimit, të atyre që quhen njësitë administrative apo ish-komuna, të cilat kanë një rezultat të cilin gati, gati nuk e prisnim. Ka bastione si Golemi, të cilat Partia Demokratike ka një rritje midis 30 dhe 50% dhe Partia Socialiste ka një rënie të konsiderueshme midis 30 dhe 40%.”

Duma tha se PD ka fituar në të gjithë vendin dhe sipas saj është një fitore e cila është e merituar.

“Sapo të fillojnë numërimi i kutive të qytetit ne do të ndjejmë atë entuziazmin të cilin në fakt çunat e kanë që tani po unë kam bindjen që në orët në vijim ne do të duartrokasim atë që pritet prej nesh, rezultatin e fitores këtu”, përfundoi ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>