Durrës/ Arrestohen 7 persona pas protestë kundër vrasjes së Klodian Rashës

Nga Exit News
Durrës/ Arrestohen 7 persona pas protestë kundër vrasjes së Klodian Rashës

Të paktën 7 persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë ndodhen nën hetim pas protestës së djeshme kundër vrasjes së Klodian Rashës.

Në një njoftim zyrtar, policia shkruan se të arrestuarit janë:

“G. Sh., A. Xh., Xh. S., A. D., A. L., E. Zh. dhe A. M”.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë.

Ata akuzohen për  4 vepra penale si “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Shkatërrim i pronës”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm”.

Prej tre ditësh qytetarë të shumtë kanë protestuar kundër vrasjes së Klodian Rashës nga një polic.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>