Durrës/Arrestohen dy persona për protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës

Nga Exit News
Durrës/Arrestohen dy persona për protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës

Policia arrestoi dy persona në Durrës pas  protestës për vrasjen e Klodian Rashës të martën.

Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se të arrestuarit janë 24-vjeçari Sh. M., dhe 30-vjeçari A. B.

Ndërkohë ëstë nisur hetimi dhe për dy persona të tjerë A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç.

Ata akuzohen për organizim të paligjshëm të protestës dhe përhapje të informacionit të rremë.

Disa të rinj në Durrës protestuan të martën për vrasjen e Klodian Rashës duke përdorur simbolikën e arkivolit për të thënë se nuk po bëhet drejtësi.

Grupi i të rinjve mbante një arkivol me mbishkrime “Shpresa” dhe “Drejtësia për Klodianin”, të cilin e la përpara Drejtorisë Policisë së qytetit.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>