Dvorani alibi për të qendruar në Gjykatë të Lartë — Zgjedhja e anëtarëve të rinj, në shkelje të Kushtetutës

Nga Exit News
Dvorani alibi për të qendruar në Gjykatë të Lartë — Zgjedhja e anëtarëve të rinj, në shkelje të Kushtetutës

Thuajse shtatë vjet pasi i ka mbaruar mandati, gjyqtari Ardian Dvorani vazhdon të këmbëngulë për të mos lëshuar vendin e tij.

Kur çështja e mandatit të tij është kthyer sërish në vëmendje, ai po përpiqet të krijojë insinuata dhe makinacione intepretative ligjore për të legjitimuar vazhdimin e qendrimit të tij në Gjykatën e Lartë.

Disa ditë më parë, Presidenti Meta i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë të shpallin mbarimin e mandatit të Dvoranit, por KLGJ në mënyrë të pashpejguar i ka kërkuar mendim Dvoranit para se të marrë një vendim.

Ditën e enjte, Dvorani i kërkoi KLGJ-së më shumë kohë për të argumentuar përgjigjen.

Në kërkesën e tij ndaj për KLGJ-në, Dvorani kërkon përveç kohës, të shqyrtohet ligjshmëria e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

“Ky diskutim [për mandatin] duket se lidhet pashmangshmërisht edhe me faktin nëse vetë KLGJ dhe Presidenti kanë respektuar Kushtetutën dhe ligjin në procesin që kanë ndjekur dhe përmbushur deri në emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë,” shkruan Dvorani.

Duket se me këtë insinuatë të qëllimshme, Dvorani kërkon të legjitimojë qendrimin duke hedhur dyshime se procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Megjithatë, ligjshmëria ose jo zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, nuk legjitimon vazhdimin e qëndrimit  të gjyqtarit Dvorani në GJL. Siç Exit ka argumentuar më parë, ai mban postin në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar largimin e tij nga Gjykata e Lartë.

Mandati i tij mbaroi në vitin 2014 dhe Gjykata Kushtetuese ka një vendim që urdhëronte lëshimin e postit prej tij, por ai sërish nuk iu bind këtij vendimi, duke vendosur një rekord botëror për mbajtjen e mandatit 7 vjet pasi mbarimit të tij.

Ndërkohë, që sipas ligjit, Dvorani nuk duhet të kishte shërbyer si gjyqtar pasi Ligji i Lustracionit ndalon ish-prokurorët e regjimit komunist të përfshirë në procese politike të shërbejnë në organet e sotme të drejtësisë. Dvorani ka qenë prokurori që heti dhe akuzoi disa qytetarë shkodranë u akuzuan për hedhjen e bustit të Stalinit duke i kërkuar trupit gjykues burgosjen e tyre.

Duhet theksuar, gjithashtu se Dvorani e kaloi procesin e vetingut në rrethana të debatueshme, duke mos justifikuar qindra milionë lekë dhe me deklarime qesharake huash marramendëse nga familjarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>