Dvorani do të gjykojë kërkesën e LSI për vendimin e Komitetit Teknik

Nga Exit News
Dvorani do të gjykojë kërkesën e LSI për vendimin e Komitetit Teknik

Ardian Dvorani do të jetë kryesuesi i trupit gjykues në Gjykatën e Apelit Administrativ për kërkesën e LSI-së për anullimin e vendimit të Komitetit Teknik për vetëkarantinim 14 ditore për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

LSI ankimoi vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila  rrëzoi kërkesën e Lëvizjes socialiste për integrim, LSI. LSI e quajti vendimin e Gjykatës, arbitrar, në shkelje të hapur të ligjit dhe Kushtetutës.

Gjyqtari Dvorani ka patur përplasje me presidentin Ilir Meta mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në nëntor 2019, Meta e paditi Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe“përvetësimin e kompetencës së detyrës shtetërore”, por Prokuroria e Tiranës shpalli moskopetencë.

Presidenti e fajësoi Dvoranin me disa video si përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetese, pasi ai i dërgoi dy herë në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante. Në janar 2020 Meta i ka kërkoi Komisionit të Venecias shqyrtimin e shkeljeve të pretenduara për emërmet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>