Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani i ka kërkuar më shumë kohë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të përgatitur përgjigjen e tij ndaj kërkesës së Presidentit Meta.
Nëpërmjet një shkresë zyrtare, Dvorani argumenton se për të dhënë argumentat e tij, për mandatin e tij, duhet më shumë kohë.
Disa ditë më parë, Presidenti Meta i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë të shpallin mbarimin e mandatit të Dvoranit, por KLGJ në mënyrë të pashpjeguar i ka kërkuar mendim për këtë çështje Dvoranit para se të marrë një vendim. Opinion i tij pritej t’i dërgohej KLGJ-së të mërkurën mbasdite.