Dy arinjtë e shpëtuar nga Shqipëria gjejnë strehim në Britani

Nga Exit News
Dy arinjtë e shpëtuar nga Shqipëria gjejnë strehim në Britani

Dy arinj të vegjël, të rrezikuar në Shqipëri, janë transferuar një shtëpi të re në Kent, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lucy dhe Mish u gjetën të braktisur në Shqipëri para se të dërgoheshin në një shtëpi të përkohshme në Belgjikë. Falë përpjekjeve të aktivistëve për të mbkedhur fonde, ato u transportuan më pas në një qendër të specializuar në Kent.

Këlyshët u shpëtuan nga Qendra e Shpëtimit të Kafshëve të egra shqiptare pasi u gjetën të vegjël fare, vetëm disa javësh. Besohet se nëna e tyre kishte ikur nga frika nga gjuetarët.

Nëse mund të mblidhen më shumë para, këlyshët do të transferohen në parkun simotër  të Wildwood Trust, Escot në Devon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>