Dy fytyrat e Edi Ramës: fallcon për botën, të vërtetën për shqiptarët

Dy fytyrat e Edi Ramës: fallcon për botën, të vërtetën për shqiptarët

Kryeministri Rama flet e sillet ndryshe me të huajt dhe ndryshe me shqiptarët. Para të huajve ai tregohet i kujdesshëm duke u përpjekur të krijojë imazhin e një udhëheqësi të thellë, intelektual, të përgjegjshëm, të përunjur, modest, perëndimor.

Para shqiptarëve ai paraqitet ashtu siç është: arrogant, shpërfillës, i pandjeshëm, mburravec.

Ky lloj dyzimi u shfaq qartë dy ditë më parë, në atë që ai tha për të huajt para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe për publikun shqiptar përmes Zërit të Amerikës në shqip.

Asambleja e Kombeve të Bashkuara, 22 shtator 2017:

Njerëzit në të gjithë botën duan të jenë të sigurt, të çliruar nga dhuna, shtypja, persekutimi dhe frika. Duan të trajtohen me dinjitet, të dinë që jeta e tyre është e rëndësishme, pa dallim gjinie, race, kombësie apo origjine sociale, bindjesh fetare, politike, pasurore apo çdo statusi tjetër. Në mënyrë që të arrijmë këto objektiva duhet të kalojmë përtej deklaratave.

Njerëzit, me të drejtë kërkojnë prej nesh që të dëshmojmë përgjegjësi dhe aftësi për të vepruar. Zotimi për të mos braktisur askënd është një gur themeli i Axhendës së vitit 2030. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut.

Intervistë për Zërin e Amerikës shqip, 22 shtator 2017:

Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton, besoj, koment deri në Nju Jork e në Uashington… Kush ka ndërtuar pa leje, duke zënë akset kryesore, duke zënë hapësirat e zhvillimit, patjetër që nuk mund të pretendojë as të përkëdhelet, as të dëmshpërblehet, as të shpronësohet, por thjesht duhet dhe meriton të trajtohet me kujdes, duke mos e lënë të pastrehë, por duke i dhënë mundësinë e një qiraje të paguar nga kolektiviteti, për një periudhë të caktuar, derisa familjet pastaj të akomodohen aty ku ato do të gjejnë mundësinë të akomodohen me forcat e tyre….

Të bësh shtet, të bësh punë dhe të bësh mirëqenie nuk ka shumë rrugë. Rruga është e qartë dhe në këtë rrugë, sigurisht do të ketë dhe shqetësime të kësaj natyre, por këto janë shqetësime që i përkasin një pakice shumë të vogël, në krahasim me rëndësinë madhore që ka zgjidhja e këtyre problemeve për shumicën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>