Dy policë nën hetim pasi i arrestuar vari veten në qelitë e paraburgimit

Nga Exit News
Dy policë nën hetim pasi i arrestuar vari veten në qelitë e paraburgimit

Dy policë në Durrës po hetohen për shpërdorim detyre pasi një qytetar, i arrestuar për dhunë në familje, u vetvar në qelitë e paraburgimit.

Sipas njoftimit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbrëmjen e 1 gushtit, një 52-vjeçar u shoqërua në polici pas denoncimit të familjarëve të tij për ushtrim dhune.

Ai ishte nën ndikimin e alkoolit si në momentin e arrestimit, ashtu dhe në momentin kur kishte ushtruar dhunë mbi familjarët.

Pak orë më vonë, ai vari veten, ndërsa ishte ende në nën arrest.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar menjëherë një hetim disiplinor për të gjetur se kush kishte përgjegjësi për zbatimin e procedurave standarde.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>