
Dy politikanë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë humbur jetën pas një konflikti me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës.
Astrit Ademaj kandidati për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit në vitin 2017 dyshohet se janë konfliktuar fizikisht në një lokal dhe më pas kanë përdorur armët e zjarrit duke qëlluar njëri tjetrin.
Ata mbërritën pa shenja jete në Spitalin e Pejës.
I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.
Ngjarja ka ndodhur në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha për mediat se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit dhe se nuk dinte që dy viktimat të kishin probleme të mëherëshme me njëri tjetrin.