Dy prej komisionerëve të dosjes 339 kanë humbur jetën

Nga Exit News
Dy prej komisionerëve të dosjes 339 kanë humbur jetën

Dy prej komisionerëve të akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 në Durrës, kanë ndërruar jetë.

Një ditë më parë, Gjykata Speciale kundër Korrupsioni njoftoi se ka lëshuar urdhër-arreste për 22 komisionerë, pjesë e dosjes 339, të cilët akuzohen se kanë lejuar votimin nga të njëjtët persona, më shumë se një herë, në emër të personave të tjerë.

Mes tyre janë dhe Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë ndërruar jetë disa kohë më parë.

Burime pranë SPAK, për gazetën Mapo, u shprehën se kjo ngatërresë ka ndodhur, pasi personat në fjalë, nuk ishin çrregjistruar ende nga gjendja civile, procedurë që ndiqet normalisht kur dikush ndërron jetë.

Për të lexuar më shumë për udhër-arrestet për komisionerët klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>