Dy sulmet terroriste në Spanjë – Çfarë dihet deri më tani?

Dy sulmet terroriste në Spanjë – Çfarë dihet deri më tani?

Dy sulme terroriste, me pasojë vdekjen e të paktën 13 personave, ndodhën dje në Spanjë, në rajonin e Katalonjës.

Çfarë dihet deri më tani?

Të enjten pasdite, rreth orës 16:50, një kamion hyri në rrugën pedonale të famshme për turistët Las Ramblas në Barcelonë.

Shoferi i kamionit u përpoq që duke bërë zig-zage të godiste sa më shumë persona.

13 qytetarë u vranë, më shumë se 100 të tjerë u plagosën dhe shoferi arriti të largohet nga skena e ngjarjes.

Policia e ka cilësuar sulmin si terrorist.

Deri më tani ka disa të arrestuar, por sipas policisë asnjë prej tyre nuk është shoferi i kamionit.

Policia ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar nga Maroku, i cili ka marrë me qira kamionin me të cilin është kryer sulmi, por ka dyshime se marokenit i është vjedhur identiteti nga organizatorët e sulmit.

Sulmi i dytë

Rreth tetë orë më vonë, një makinë e markës AUDI u fut mes një rruge këmbësorësh në qytetin turistik bregdetar të Cambrils, 110 kilometra në jug-perëndim të Barcelonës.

Gjashtë qytetarë dhe një officer policie u plagosën .

Pesë sulmues, disa prej të cilëve mbanin rripa me municione, u qëlluan nga policia. Katër prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa i pesti humbi jetën pak më vonë nga plagët e marra.

Pas ndërhyrjes së policisë, u mësua se rripat shpërthyes ishin të rremë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>