Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të premten dy zyrtarë të Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit, Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha.
Atai thanë Bashës së Bashkia e Durrësit ka mbetur peng e ish kryebashkiakut Vangjush Dako. Ata thanë se administrata ku ata punojnë “janë uzurpuar nga të fortë dhe figura të botës së krimit.”
Basha tha se është i lumtur të presë socialist, të cilët duan ndryshimin në këtë vend.
“Do ta ndërtojmë këtë vend që është i bekuar nga Zoti me burime njerëzore dhe natyrore”, u shpreh ai.
Ai i falenderoi të dy djemtë, duke theksuar se me 25 prill do të ndryshojë Shqipëria.