Dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm në kufijt e BE-së në 2021

Dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm në kufijt e BE-së në 2021

47,100 emigrantë të paligjshëm kanë kaluar kufijt e jashtëm të Bashkimit Evropian, sipas një raportimi të Euractive.

Shifra shënon një rritje 50% të numrave të regjistruar 5 muaj më parë.

Vetëm në rrugën ballkanike u raportuan 14,734 tentiativa për kalim të paligjshëm të kufirit, një rritje rreth 104% në raport me një vit më parë.

Ndërkohë në vendet e Ballkanit Perëndimor kalime të tilla janë dyfishuar, me 2,900 raste të regjistruara.

Kroacia përdoret rëndom nga emigrantëve nga Siria dhe Afganistani, si një vend tranzit për të kaluar në BE. Njësoj me azilkërkuesit, që vijnë nga kampet e refugjatëve në Greqi dhe Itali nën programin e zhvendosjes së BE, ku vetëm 26.4% qëndrojnë në vend.

Shumica e emigrantëve të paligjshëm kalojnë nga Bosnja dhe Hercegovina, e cila përballet me një valë në rritje të barrës së emigracionit.

Ndërkohë, Sllovenia raportoi se kishte kthyer 9 871 emigrantë të paligjshëm nga Kroaci vitin e kaluar dhe 607 persona në katër muajt e parë të këtij viti.

Nga kufirin kroat mundën të kalojnë rreth 3,267 emigrantë këtë vit, njësoj me vitin 2020, por 17% më tepër krahasuar me majin e 2019.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>