Dyshime ndaj dy vëllezërve, Prokuroria kërkon t’i sekuestrojë 5 milionë euro pasuri

Nga Exit News
Dyshime ndaj dy vëllezërve, Prokuroria kërkon t’i sekuestrojë 5 milionë euro pasuri

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezëve pasi dyshohet se ajo ka burim veprimtari të jashtligjshme.

Report Tv raporton se një pasuri me vlerë 5 milionë euro kërkohet të sekuestrohet nga vëllezërit Marku.

Njëri prej tyre, Sokol Marku, ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali dhe është aktualisht nën hetim për pastrim parash dhe dhënie e tyre me fajde.

Pasuritë që kërkohen të sekuestrohen përfshijnë disa prona të paluajtshme dhe automjete.

Sokol Marku është arrestuar në 2013 në Shqipëri  pasi po kthehej nga Italia pasi rezultonte person në kërkim për një dënim të dhënë nga seksioni penal i Gjykatës së Tiranës.

Marku është kapur në 2012 me një sasi të konsiderueshme kokaine dhe për të është dhënë vendimi prej 5 vitesh burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>