E bija e gjeneralit iranian të vrarë kërcënon SHBA-të: Prisni vrasjen e ushtarëve amerikanë

E bija e gjeneralit iranian të vrarë kërcënon SHBA-të: Prisni vrasjen e ushtarëve amerikanë

Zienab Soleimani, e bija e gjeneralit iranian të vrarë, ka kërcënuar SHBA-të se Irani do të kundërpërgjigjet për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, drejtues i forcave elitare të Gardës Revolucionare të Iranit.

“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do të kalojnë ditët duke pritur vdekjen e bijve të tyre”, u shpreh e bija e gjeneralit, gjatë funeralit të këtij të fundit në Teheran, ku morën pjesë qindra qytetarë iranianë.

Teksa qytetarët brohorisnin në mbështetje të Zienab Soleimanit, ajo tha se ditë të errta do të vijnë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesi i ceremonisë mortore të gjeneralit Soleimani i bëri thirrje qytetarëve që të mbledhin 80 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vret Presidentin Trump:

“Ne jemi 80 milion iranianë. Nëse secili prej nesh jep një dollar amerikan, do të kemi 80 milion dollarë amerikanë dhe do të shpërblejmë këdo që na sjell kokën [e Trump] me atë shumë.”

E gjithë ceremonia mortore dhe fjalimet e mbajtura u transmetuar drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror Iranian.

Për të mësuar më shumë për vrasjen e gjeneralit Soleimani dhe konfliktin Iran-SHBA, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>