E djathta ekstreme humbet kundrejt të djathtës tradicionale në zgjedhjet rajonale në Francë

E djathta ekstreme humbet kundrejt të djathtës tradicionale në zgjedhjet rajonale në Francë

E djathta ekstreme humbi terren kundrejt të djathtës tradicionale në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale të së dielës, sipas një raportimi të Reuters.

Sondazhet treguan një disfatë në rajone kyçe si Provence-Alpes-Cote d’Azur, për Marine Le Pen dhe partinë e saj, Rassemblement National.

Zgjedhjet rajonale shihen si një test për zgjedhjet e presidenciale në Francë, të cilat do të mbahen vitin që vjen.

Një sondazh nga IFOP e nxjerr Le Pen fituese të 44.2% të votave kundrejt 55.8% për konservatorët. Një sondazh i dytë nga Opinionëay tregoi një përfundim të ngjashëm, me rezultat 45% për të djathtën ekstreme, kundrejt 55% për rivalët e saj.

Njësoj edhe në rajonin verior të Hauts-de-France, ku rezultatet treguan se alternativa e qendrës së djathtë, me në krye kandidatin konservator për president Xavier Bertrand, kishte avantazh të dukshëm ndaj Rassemeblement National.

Bazuar edhe në rezultatin e dobët të partisë së presidentit aktual Emanuel Macron, konservatorët e interpretuan votën si vullnet të qytetarëve për ndryshim.

“Ky rezultat më jep forcën për të kërkuar votën e kombit,” citohet Bertrand në një deklaratë për mbështetësit e tij.

Zgjedhjet rajonale në Francë janë karakterizuar nga një nivel i ulët pjesëmarrje dhe numër i lartë votash abstenuese, që tregojnë për një krizë besimi në politikën e vendit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>