Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Leyla Moses-Ones ka nisur mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin Ilir Meta. Moses-Ones, e cila është e ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane takon kreun e shtetit në momentin kur në Parlament ka nisur seanca ku do të diskutohet mbi rezolutën e shkarkimit të tij.
Në orën 12:00 në media është raportuar se Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij në Kuvend ku do të flasë mbi rezolutën kundër Metës. Ndërkohë pasdite, rreth ores 17:00 është raportuar se Presidenti Meta do tv mbajë një konferencë për shtyp.