E përditshmja hollandeze shkruan për dosjen e votuesve të PS

Nga Exit News
E përditshmja hollandeze shkruan për dosjen e votuesve të PS

E përditshmja hollandeze DeVolkskrant botoi të premten një artikull, në lidhje me skandalin e përvetsimit të mundshëm të të dhënave të e-Albanias, nga ana e Partisë Socialiste në pushtet.

Artikulli hapet me titullin “Big Brother në Shqipëri: Një bazë të dhënash, e mbushur me të dhëna private, zotërohet nga partia në pushtet.

Artikulli thekson se është e dukshme që 9 mijë anëtar të partisë socialiste përdoren si spiun për të siguruar të dhëna të vazhdueshme për databazën.

DeVolkskrant shkruan:

Aty përfshihenn informacione në lidhje me historikun e punësimit të votuesve, besimet e tyre fetare, deklaratat e taksave, numrat e telefonit, adresat e postës elektronike, numrat e sigurimeve shoqërore, orientimin seksual dhe të dhënat mjekësore, si dhe komente të tilla si: ‘Ky votues kohët e fundit pyeti nëse ka punë në dispozicion për gruan e tij ‘dhe:’ (…) është një i afërm i (…) por nuk shkojnë me njëri-tjetrin.”

Ambasada hollandeze komenton në artikull mbi ekzistencën e databazës, pjesë e së cilës janë edhe rreth 600 punonjës ambasadash, duke e quajtur “shqetësuese“.

Punonjësit e ambasadës kanë raportuar ose do të raportojnë këtë,” thotë për DeVolkskrant një zëdhënës, duke shtuar se Hollanda dhe delegacioni i BE po monitoron çështjen.

E përditshmja hollandeze shikon me shqetësim arrestimin e redaktorëve të Lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, duke theksuar se nga shumica socialiste nuk është marr askush në pyetje.

LEXO  Rama nuk komenton propozimin e opozitës për hapjen e listave 100%

Ndërkohë, thekson DeVolkskrant, kryeminsitri Rama mohon përgjimin e qytetarëve dhe e quan skenar të opozitës për të ndikuar zgjedhjet e së dielës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>