E përhershmja Fusha shpk do të do rindërtojë Bulevardin Zogu I

E përhershmja Fusha shpk do të do rindërtojë Bulevardin Zogu I

Bulevardi Zogu I në Tiranë do të rindërtohet nga firma Fusha shpk.

Punimet për rindërtimin e  600 metrave rrugë, nga Sheshi Skënderbej tek ish-Stacioni i Trenit, do të kushtojnë rreth 5 milionë euro, pra rreth 8200 euro për metër.

Deri më tani nuk janë publike ndërhyrjet sfecifike që do të bëhen në bulevard.

Fusha shpk, e cila në katër vitet e fundit ka përfituar mbi 40 milionë euro tendera publike, vazhdon të jetë fituesja kryesore e kontratave ndërtimore të Bashkisë Tiranë.

Ne tenderin për rehabilitimin e Bulevardit Zogu I garuan katër kompani, por Fusha.shpk pati ofertën më të ulët—ajo ofroi rreth €5 milionë (afërsisht 626 milionë lekë), ndërsa fondi limit ishte €5,6 milionë.

Duket kosto shumë e lartë për reahbilitim rruge urbane, afërsisht 8,5 milionë euro për kilometër.

Exit.al kishte lajmëruar që në muajin mars për këtë projekt të kushtueshëm, hartuar mbi  një studim të studios I RI, që kushtoi rreth 90 mijë euro.

I RI është në pronësi të firmës 51N4E—klienti kryesor i Kryeministrit Rama—e cila projektoi edhe rindërtimin e Sheshit Skënderbej, të realizuar po nga Fusha shpk.

Studimi, prej 124 faqesh, nuk ofronte planin e plotë të projektit, dhe Bashkia nuk e ka diskutuar anjëhereëë idenë e rehabilitimit. .

Bulevardi Zogu I u rindërtua në vitin 2006 kur Kryetar i Bashkisë Tiranë ishte Edi Rama. para dy vjetësh, kryebashkiaku i tanishëm i Tiranës Erion Veliaj ndërhyu në këtë segment duke kthyer në korsi për biçikletat trotuaren e këmbësorëve në mes të dy krahëve për makina të bulevardit, investim që tani do të çbëhet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>