Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësit ku kishte lindur fëmijën e saj të dytë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e hënë dhe sipas policisë, e reja ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Më 30 qershor viktima ka lindur në maternitetin e Durrësit me operacion dhe ka qëndruar e shtruar deri në datën 4 korrik.
Familjarët e saj janë shprehur në media se ditën e hënë ajo ka humbur ndjenjat pasi kishte pirë ujë. Ajo është dërguar në urgjencë me ambulancë por nuk ka mundur të mbijetojë.
Familjarët pretendojnë se 29-vjeçarja ishte ende gjallë kur ka mbërritur në urgjencë. Ata kanë denoncuar në polici mjekët për mjekim të pakujdesshëm.
Ndërkohë pritet një ekspertizë mjeko-ligjore e trupit të viktimës për të përcaktuar shkakun e vdekjes.