Mbi 662 milionë euro do të shpenzojë qeveria për pagesat e 15 koncesioneve për periudhën 2018- 2023. Kjo e dhënë u publikua nga organizata për transparencën e fondeve publike, Open Data Albania.
Qeveria parashikon të paguajë më shumë këto koncesione në vitin 2022, me rreth 122 milionë euro. Pagesat më të mëdha i takojnë kompanisë Gjoka 97 për koncesionin e rrugës së Arbrit, me vlerë 130 milioën euro, e planifikuar për vitet 2018-2023.
Më pas renditet kompania Sani Servicë, për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, dhe S2 Albanai, koncesioni i skanimit në dogana. Këto dy koncesione përbëjnë 12 % të totalit të buxhetit të parashikuar për pagesa ndaj koncesioneve.
Kontratat e tjera koncesionare të parashikuara për vitet 2018-2023 janë: Integrated Energy BV SPV 50 milionë euro, Laboratory Networks 40 milionë euro; 3P Life Logistic 40 milionë euro; Albania Highway Concession 20 milionë eruo; Dia Vita 30 milionë euro; Integrates Technology Waste Treatment Fier 20 milionë euro; Education Infrastructure Tirana 30 milionë euro; Koncesioni Orikum Llogara Road 20 milionë euro; Bardh Construction 9 milionë euro; Albatek Energy 10 milionë euro; Devoll Hydropower 25 milionë euro ; G2 Infra për të cilën nuk ka asnjë pagesë të planifikuar.