Macron i kërkon BE-së masa të koordinuara antiCovid

Macron i kërkon BE-së masa të koordinuara antiCovid

Pas kancelares gjermane, Angela Merkel edhe presidenti francez Emanuel Macron u bëri thirrje vendeve të BE-së të koordinojnë masat për hyrjen e udhëtarëve në Bllok.

Ashtu si Merkel, edhe Macron i trembet përhapjes së varianteve Delta të koronavirusit, sipas një raportimi nga Reuters.

“Ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë sepse po vjen varianti i shumëpërfolur Delta, i cili përhapet shumë më shpejt se variantet e tjera dhe prek njerëzit që nuk janë të vaksinuar ose që kanë marr vetëm një dozë,” tha Macron para një samiti të BE-së të enjten në Bruksel.

Për këtë arsye ai shtoi se vendet e Bllokut duhet të merrnin vendimet të koordinuara në lidhje me hapjen e kufijve dhe njohjen e vaksinave.

Rikujtojmë se shumica e vendeve të BE-së janë kufizuar në administrimin e vaksinave të miratuara nga Agjensia Rregullatore e Barnave (EMA), por disa vende si Hungaria e Sllovakia kanë përdorur edhe vaksinën Sputnik V, e cila ka hasur probleme në marrjen e autorizimit për përdorim emergjent.

Merkel propozoi një ditë më parë që personat që hynin në BE nga Britania duhet t’i nënshtroheshin karantinës në të gjithë hapsirën evropiane.

Ndërkohë,  Mbretëria e Bashkuar u përgjigj të enjtën, duke theksuar se u takonte vendeve individualisht të vendosnin mbi kufizimet e udhëtarëve britanik.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Johnson tha:

“Aktualisht u takon shteteve individuale anëtare të BE-së të vendosin për rregullat që rregullojnë kufijtë e tyre.”

Ai shtoi se Britania po përshpejtonte vaksinimet si mënyrë për të parandaluar virusin dhe e konsideroi një masë shumë të mirë se frenimi i uddhëtimeve, sipas The Guardian.

Frika ndaj varianteve Delta e Delta Plusu reflektua edhe në raportin e Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDPC) të mërkurën, ku vlerësohet se ato do të mbizotërojnë në  hapsirën evropiane deri në fund të gushtit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>