Edhe partnerja e disidentit bjellorus “rrëfen” krimet në video

Nga Exit News
Edhe partnerja e disidentit bjellorus “rrëfen” krimet në video

Autoritetet bjelloruse publikuan një tjetër video në rrjetin Telegram, që tregon Sofia Sapega, partneren e gazetarit disident të arrestuar, Roman Pratasevich, teksa “rrëfen” krimet e saj.

Sapega duket qartë që reciton nga një skenar në mënyrë mekanike e duke rrotulluar sytë, nga videoja e publikuar nga Reuters.

Ajo pranon se ka publikuar detajet private të forcave të rendit përmes një stacioni në rrjetin Telegram.

Më herët, autoritetet bjelloruse publikuan videon e vetë Pratasevich, i cili gjithashtu tregon për krimet e tij dhe pohon se po bashkëpunon me autoritetet.

Bjellorusia detyroi avionin e Ryanair të kryente një ulje emergjente në Minsk pas një kërcënimi për bombë dhe arrestoi blogerin opozitar kritik të presidentit autoritar Alexander Lukashenko.

Roman Protasevich hapi një kanal në Telegram përmes të cilit organizoi protestat kundër Lukashenkos, pas zgjedhjeve.

Veprimi ka nxitur reagime të forma nga BE-ja, e cila përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Pratasevich.

BE-ja urdhëroi ngrirjen e një investimi të rëndësishëm prej 3 miliard € me Bjellorusinë .

Ajo gjithashtu po mendon të bllokojë kompaninë bjelloruse Belavia nga fluturimi në hapsirën ajrore evropiane dhe nga aeroportet e saj.

Ndërkohë, disa kompani ajrore si Lufthansa, KLM, SAS, Air France, LOT dhe Singapore Airlines njoftuan se do të ndalonin fluturimet mbi Bjellorusinë.

Blloku ka paralajmëruar të tjera sanksione kundër Bjellorusisë në ditët në vijim.

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>