Kryeministri Edi Rama fton sërish për takim kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Në një postim në twitter, kryeministri shkroi:
“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…
Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll🙏” .
Ftesës së Kryeministrit iu përgjigjë nënkryetari i PD-së Edi Paloka:
“Nuk është koha për foto të përbashkët të politikanëve, por qe politika dhe politikanet te jete prane qytetareve! Opozita eshte ne sherbim te qytetareve dhe prane tyre. Qeveria ka nje detyrim: Te lere fjalet dhe te kaloje ne veprime konkrete. Qytetaret kane nevoje urgjente per zgjidhje. 150 milion dollare te ndara kete vit per 10 oligarket duhet t’i kalojne menjehere nevojes qe kane qytetaret per strehim! Koha nuk pret.”
Kryeministri Rama ndodhet në Londër për Samitin e NATO-së.